watch
video

Lokacioni i depos

Para se të krijoni produkte në Verpura, duhet të përcaktoni se ku do të ruhen produktet tuaja, për shembull, direkt në vendin tuaj të biznesit, në depo të ndryshme ose në depo të jashtme.

Nën [PRODUKTET] - [LOKACIONI I DEPOSË], së pari do të gjeni një pasqyrë të të gjitha lokacioneve ekzistuese të depos - pasqyra e paraqitur me tabela mund të renditet duke klikuar në titullin e kolonës ose me fushën e kërkimit të paraqitur më sipër, ku mund të kërkoni një vend specifik për depo. Kjo është e mundshme në pothuajse çdo tabelë të Verpuras.

Në fillim kjo pasqyrë e tabelës është bosh, por mund të vendosësh një lokacion të ri të depos duke klikuar në butonin 'Vendos lokacionin e depos' në fillim të faqes. E vetmja fushë që duhet të plotësohet këtu është emri i lokacionit të depos, apo si opsion mund të vendosni adresën e saktë.

Lagerort1

Ilustrim: Maska për të kijuar depo të re

Kliko në tabelën e pasqyrës nën [PRODUKTET] - [LOKACIONI I DEPOSË], dhe menjëherë do të hapet pamja e hollësishme e këtij lokacioni të depos. Në këtë pamje të detajuar ju mund të ndryshoni emrin ose adresën e lokacionit të depos, ku përveç kësaj shihni edhe një pasqyrë të të gjitha produkteve të ruajtura aktualisht në këtë lokacion të depos, si dhe vlerën totale të blerjes dhe shitjes së të gjitha produkteve në këtë depo.

Lagerort2

Ilustrim: Maska për të modifikuar depon

Këshillë: Mënyra se si llogaritet vlera e blerjes ose shitjes mund të caktohet nën [FILLO] - [PREFERENCAT] në tabularin [Çmimi / Kostoja-strategjitë]. Më shumë informacion mbi këtë temë mund të gjenit këtu.

Përveç kësaj, do të shihni butonin "Inventar" në pasqyrën e deposë. Nëse klikoni mbi këtë buton, shfaqet një faqe që përmban të gjitha produktet e ruajtuara në deponë e selektuar. Kur e krijoni inventarin tuaj, dhe ai përmban më shumë apo më pak produkte se sa që janë të ruajtura në Verpura, ju mund të modifikoni sasinë e ruajtur këtu. Shkruani vlerën aktuale në kolonën "Sasia e ruajtur" dhe klikoni mbi ikonën e ruajtjes në të djathtën e secilit rresht.

Lagerort2

Ilustrim: Pasqyra e inventarit