Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Phone: +43 660 4867464

Paralajmërimet për sasinë

Verpura ju ofron mundësinë të dërgoni automatikisht paralajmërime përmes e-mailit për mallrat që janë nën sasinë e përcaktuar të raportimit në një lokacion të caktuar të depos.

Nën [FILLO] - [VETITË], mund të përcaktoni e-mail adresën në të cilën këto paralajmërime janë dërguar në tabularin "Parametrat e paralajmërimeve të sasisë së mallrave".

Ju mund të përcaktoni sasinë globale të raportimit për një produkt të caktuar direkt në detajet e mallrave duke përdorur fushën "Sasia e raportimit në të gjithë kompaninë". Nëse stoku i përgjithshëm i këtij produkti bie nën këtë vlerë në të GJITHA lokacionet e depos, një email paralajmërues do të dërgohet në adresën e specifikuar.

Ju mund të përcaktoni sasinë e raportimit për lokacionin e depos direkt kur mallrat ngarkohen ose shkarkohen në tabularin "Shto ose ndrysho statusin e depos". Vetëm plotësoni fushën "Shuma e raportimit të lokacionit të depos". Nëse stoku në këtë lokacion të depos bie nën sasinë e përcaktuar, ju do të merrni automatikisht një e-mail në adresën që e keni specifikuar nën [FILLO] - [VETITË].

Përveç kësaj, ju mund të shihni në faqen e fillimit [FILLO] - [FAQJA KRYESORE]) të gjitha paralajmërimet e fundit për sasinë e mallrave në të njejtin tabular:

warenmengen1

Ilustrim: Pasqyra e paralajmërimeve për sasitë e mallrave

Këshillë:Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".

suchfeld

Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar

Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.

sortierung

Kryetitullli i kolonës

Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.

export

Ilustrim: Eksportimi i të dhënave

Accept