Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Phone: +43 660 4867464

Kreditë

Kreditë mund të shihen dhe rikrijohen në menunë [Faturat] - [Kreditë].

Kreditë mund të krijohen në Verpura direkt nga një faturë ekzistuese, por është gjithashtu e mundur të krijohen kredi pavarësisht nga fatura. Për të mbajtur kontrollin, është e mundur të klasifikoni kreditë në të hapura, të paplota, të anuluara dhe të përfunduara. Për të krijuar një memorandum të ri të kreditit nga një faturë, klikoni mbi "Krijo memorandum krediti".

gutschrift klein

Ilustrim: Kreditë e mbushura

Këshillë:Pothuajse të gjitha tabelat në Verpura mund të kërkohen duke përdorur kutinë e kërkimit. Vëni re se Verpura gjithashtu gjen fjalë të pjesshme. P.sh nëse e keni fjalën "Mustermann" në një rresht në tabelë atëherë atë mund ta gjeni vetëm mekërkimin e fjalës "Muster", "mann" apo edhe "usterma".

suchfeld

Ilustrim: Kërkimi i zgjeruar

Duke klikuar në "Kërkim i Zgjeruar" ju mund ta kufizoni kërkimin tuaj vetëm në disa kolona në tabelë. Ju keni nevojë vetëm t’i selektoni kolonat dhe poashtu selektimi i kolonave të shumëfishta është i mundur me Çelësin e Kontrollit (Ctrl).

Gjithashtu, ju mund ta filtroni tabelën duke klikuar në njërin nga kryetitujt e kolonës. Me një klikim kolona do të selektohet për ngritje, ndërsa me dy klikime kolona do të selektohet për zbritje.

sortierung

Kryetitullli i kolonës

Në fund të tabelës, ju gjithashtu keni mundësi të eksportoni përmbajtjen e tabelës si skedar CVS, Excel, XML ose PDF. Ju mund t'i eksportoni nga një tabelë në Verpura dhe pastaj t’i importoni ato Brenda programeve tjera ose t’i ndryshoni në Excel, etj.

export

Ilustrim: Eksportimi i të dhënave

Pastaj selektoni faturën e duhur nga klienti për të cilin dëshironi të krijoni një memorandum krediti.

gutschrift anlegen1

Ilustrim: Selekto faturën për memorandum të ri krediti

Pasi të keni selektuar faturën e klientit përkatës, do të shihni informacionin e detajuar të faturimit. Në figurën "informacion i detajuar i faturimit", janë të dukshme regjistrimet e faturuara të kohës, mallrat e faturuara dhe shërbimet e faturuara. Për të krijuar një kredi klikoni mbi "Krijo kredi".

gutschrift anlegen2

Ilustrim: Informacioni i detajuar i faturimit

Selektoni regjistrimet kohore, mallrat apo shërbimet e kontabiluara për të cilat dëshironi të krijoni një letër-krediti dhe pastaj klikoni në "selektimi i kredisë".

gutschrift anlegen

Ilustrim: Përzgjedhja e kredive

Shënimi i ri i kredisë tani është i dukshëm për ju. Kliko "Ruaj Kredinë" për të krijuar kredi. Duke klikuar mbi një linjë kredie të shtuar tashmë, ju mund të ndryshoni çmimin dhe sasinë ose fshini linjën krejtësisht.

gutschrift anlegen

Ilustrim: Ruajtja e kredisë

Gutschrift als PDF

Ilustrim: Kreditë si skedar PDF

Kredia e klientit

Ashtu siq ju e keni mundësinë të krijoni një faturë për një kontakt të veçantë në faturën e klientit të rregullt, pa i dërguar artikujt përmes një projekti, ekziston edhe mundësia e një kredie të klientit kur kredia është krijuar.

Në menunë [Faturat] - [Kreditë], mund të klikoni në butonin "Kredi për Klientin" dhe pastaj selektoni kontaktin e dëshiruar.

kundengutschrift kunde auswählen

Ilustrim: Selektimi i klientit për kredi

Ju pastaj mund të selektoni mallra dhe shërbime dhe t'i shtoni ato në memorandumin e kreditit. Në zonën e poshtme ju mund të shihni artikujt e shtuar tashmë. Duke klikuar në njërën nga këta rreshta, ju mund të ndryshoni çmimin ose sasinë.

kundengutschrift waren leistungen auswählen

Ilustrim: Shtimi i mallrave dhe shërbimeve për kredi të klientit

Si zgjerim në Verpura ju mund ta përdorni interfejsin nga kompania Sermocore. Sermocore ofron mundësinë që në formë dixhitale të transferohen të gjitha llogaritë (fatura, oferta, porosi, etj.) tek klientët e korporatës. Klientët pastaj mund t'i përdorin këto të dhëna dhe t'i importojnë automatikisht në programin e tyre. Formati i skedarit të kontabilitetit gjithashtu mund të ndryshohet - pikërisht në këtë format, që mbështetet nga kompania e juaj partnere. Kjo veçori është një zgjerim i vERPuras - Na kontaktoni për shtimin e këtij moduli tek përdoruesi juaj.

Accept